image Babai me COVID-19 sheh dasmën e birit nga dritarja

Qesharake

Babai me COVID-19 sheh dasmën e birit nga dritarja

news image

Pasi u infektua nga Covid-19 një burrë u detyrua të shtrohej në spital për një trajtim më të specializuar.

Mirëpo, kjo gjë e ka detyruar që martesën e të birit ta shikojë nga dhoma e spitalit.

Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, mjekët e kanë vendosur shtratin e tij afër dritares të zbukuruar me balona, nga aty burri ndoqi të gjithë ceremoninë e martesës.

Në qendrën medicinale “Hadas” në Jerusalem, dyshja nga Aradi në jug të Izraelit kanë qenë të rrethuar nga disa mysafirë dhe fotografët me maska mbrojtëse, duke respektuar distancën fizike të rekomanduar nga ministria e Shëndetësisë.

Kjo martesë ka qenë më ndryshe nga ato që jemi mësuar me festime masive, ku zakonisht mblidhen miq dhe familjarë për të festuar momentin më të lumtur të një çifti./Gazeta Sinjali/