image Avokati i ish-pjesëtarit të FSK-së që dyshohet se plagosi dy të rinj serbë: Azemi ka vepruar në vetëmbrojtje

Drejtësi

Avokati i ish-pjesëtarit të FSK-së që dyshohet se plagosi dy të rinj serbë: Azemi ka vepruar në vetëmbrojtje

news image

Avokati i ish-pjesëtarit të FSK-së Azem Kurtaj, është deklaruar pas vendimit për zëvendësimin e masës së paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak për Kurtajn.

Ai ka deklaruar se Azemi ka vepruar në vetëmbrojtje dhe siç ka “besuar mbrojtja se nuk ka pasur vrasje të rëndë të mbetur në tentative”.

“Ata që e paragjykojnë Azemin, e stigmatizojnë atë, dhe/ose i japin konteskt etnik rastit në fjalë, i japin epitetet të cilat nuk i ka dhënë gjykata me vendim të formës së prerë sic e kam thanë sot para mediave, do të përballen me drejtësinë!

Republika e Kosovës nuk është vend që mbështetet  mbi ca kristale të brishta që mund ti thej kush të doj, sa herë të doj, ky vend ka rregulla, është sovran, ka identitet dhe institucione!

Mbrojtja e Azemit megjithese nuk pajtohet me gjetjet e prokurorisë si në aktakuzë as me vendimin e gjykatës për masen e zevendesuar, respekton ato dhe përballjen do ta kërkoj vetëm pranë institucioneve dhe rrugëve ligjore duke besuar në drejtësi dhe sundim të ligjit!”

/GazetaSinjali/