image Avokati Berisha: Vetëmenaxhimi nuk mund të bëhet pa ndryshime kushtetuese

Drejtësi

Avokati Berisha: Vetëmenaxhimi nuk mund të bëhet pa ndryshime kushtetuese

news image

Pasi Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja, kanë qenë të shumta reagimet sa i përket “vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”. Ndër ta është edhe avokati Besnik Berisha, i cili ka deklaruar se vetëmenaxhimi nuk mund të bëhet pa ndryshime kushtetuese, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas avokatit, pa ndryshime në Kushtetutë, dakordimi që u arrit do të mbetet vetëm në letër dhe si rrjedhojë ai thotë se “”luani”(Kurti) do të kalojë në opozitë”.

“Po duket që “luani” për pushtet e shet edhe kushtetutën e vet! ( po harroj se ky dhe partia e tij se kanë njoftë as flamurin, as stemën, as himnin e aq më pak kushtetutën).

“Vetëmenaxhimi” është fytyra e vërtetë e tij/tyre, kurse pushteti treguesi më i mirë i vlerave të tyre!””, ka shkruar Berisha ndër të tjera në Facebook.

https://www.facebook.com/besnik.berisha/posts/pfbid0Giv1YxyrZtUgi2PZN3UVgiNd1f1SwVnRk9epid9YNiswQnVgtpfhRB9FwGCCWzz4l

Ndryshe, pas takimit të mbrëmshëm, Borrell tha se Kosova është pajtuar “që t’i nisë menjëherë negociatat me BE-në” për të siguruar “një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pajtimi i arritur në Ohër është “njohje e ndërsjellë de facto” e Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

/GazetaSinjali/