image Avokati Berisha: Vrasja e gruas shtatzënë do të shënojë dënimin e parë me burgim të përjetshëm

Sociale

Avokati Berisha: Vrasja e gruas shtatzënë do të shënojë dënimin e parë me burgim të përjetshëm

news image

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ajo çfarë ndodhi në oborrin e SHSKUK-së, do të shënojë dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm.

“Kjo që ndodhi sonte në oborrin e SHSKUK , ku në rrethana akoma të panjohura ish bashkëshorti privoi nga jeta gruan shtatzënë dhe u zhdukë akoma pa gjurmë, do shënoi dënimin e parë në Kosovë më burgim të përjetshëm (të konfirmuar në secilën instancë). ”, ka shkruar Berisha.

Sipas Berishës, ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënuar nga gjykata.

Postimi i plotë:

Kjo që ndodhi sonte në oborrin e SHSKUK , ku në rrethana akoma të panjohura ish bashkëshorti privoi nga jeta gruan shtatzënë dhe u zhdukë akoma pa gjurmë, do shënoi dënimin e parë në Kosovë më burgim të përjetshëm (të konfirmuar në secilën instancë).

Ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënu nga gjykata.

Kështu mendoj unë!

/GazetaSinjali/