image Avdyli reagon ndaj vizitës së Veselit në Zveçan: Shembull i keq sesi shkelen me dy këmbë rekomandimet e IKSHP-së

Kosovë

Shkrim/ Avdyli reagon ndaj vizitës së Veselit në Zveçan: Shembull i keq sesi shkelen me dy këmbë rekomandimet e IKSHP-së

news image

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj vizitës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në Zveçan.

Përmes një postimi në Facebook, Avdyli tha se vizita e Veselit në Zveçan është shembull i keq sesi shkelen me dy këmbë rekomandimet e IKSHP-së.

“Shembull i keq sesi shkelen me dy këmbë apo thënë me dy duar rekomandimet e IKSHP-së është vizita e Kadri Veselit në Zveqan. Vetë i 20 ,mbledh dhjetëra banorë të veriut dhe me secilin duarshtrëngim. Ka edhe përqafime politike. Fushata politike në kohë karantine kur rekomandimet e ekspertëve janë për evitim nga kontakti social e tubimet paraqet shkelje flagrante të masave antiepidemike por edhe rrezikim i shëndetit të qytetarëve. #rriNshpi vlen edhe për ty Kadri”, ka shkruar Avdyli.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot qytetarët shqiptarë që banojnë në veri të Kosovës, ku tha se këta banorë po ndihen të shqetësuar dhe të braktisur nga Qeveria Kurti./Gazeta Sinjali/