image Hoti nuk e komenton votën e Shalës: Jam zgjedhur me votat e deputetëve të Kuvendit

Politikë

Hoti nuk e komenton votën e Shalës: Jam zgjedhur me votat e deputetëve të Kuvendit

news image

Kryeministri i Kosovë, Avdullah Hoti ka thënë se është zgjedhur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës duke mos dashur ta komentojë votën e Haxhi Shalës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, votë kjo që ia siguroi formimin e qeverisë.

“Unë nuk kam asnjë koment për atë çështje, jam zgjedhur me votat e deputetëve të Kuvendit të  Kosovës dhe kam legjitimitet të plotë kushtetues për të udhëhequr me Qeverinë e Kosovës”, ka deklaruar Hoti në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Shala kishte ndërruar mendje më ditën kur u mbajt seanca e Kuvendit, duke votuar pro formimit të Qeverisë Hoti.

Ky veprim i tij ka qenë vendimtar për formimin e qeverisë së re. Ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj ia kanë mbushur mendjen për të votuar pro./Gazeta Sinjali/