image Avazi i vjetër: Gjakovari ia kris armës në ahengun familjar, denoncohet nga qytetarët

Siguri

Avazi i vjetër: Gjakovari ia kris armës në ahengun familjar, denoncohet nga qytetarët

news image

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Një rast i tillë ka ndodhur sot në rrugën ”Çamëria” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se fillimisht Policia ka marrë informacionet nga një qytetar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, me ç’rast njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar personin e dyshuar.

Arma që ka përdorur i dyshuari është konfiskuar, ndërsa i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim. 

Ndaj të dyshuarit, burimet thonë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

/GazetaSinjali/