image Autobusi nga Kosova që u aksidentua në Austri i përket kësaj kompanie - Sinjali

Autobusi nga Kosova që u aksidentua në Austri i përket kësaj kompanie

news image

Rreth 20 persona kanë mbetur të lënduar, ku tre prej tyre kanë marrë plagë të rënda, në një aksident trafiku që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Austri, raporton Gazeta Sinjali.

Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, autobusi me udhëtarë nga Kosova, që po shkonte drejt Gjermanisë, është nga kompania ‘Armendi Tours’.

Autobusi u përplas me parmakët

Komandanti i shpëtimit të qarkut, Hermann Gerstgraser, ka thënë se në autobus ndodheshin rreth 25 pasagjerë, ku tetë prej tyre shpëtuan tërësisht pa lëndime, për të cilët aktualisht po kujdesen ekipi i ndërhyrjes në krizë në selinë e qytetit.

Ndërsa zëdhënësja e Kryqit të Kuq, Roberta Thanner, ka thënë se momentalisht nuk raportohet për viktima.

Aktualisht dimë për tre të plagosur rëndë dhe 16 të plagosur lehtë. Aktualisht nuk kemi raporte për viktima”, tha për APA zëdhënësja e Kryqit të Kuq, Roberta Thanner.

Raportohet se autobusi nga Kosova me rreth 25 pasagjerë, është përplasur me një hekurudhë mbrojtëse prej betoni.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin