image Autobusi i tragjedisë në Gllogjan po ruhet nga Policia - Sinjali

Autobusi i tragjedisë në Gllogjan po ruhet nga Policia

news image

Autobusi që u sulmua me kallashnikov mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë 3 persona, ende është në vendin e ngjarjes dhe po ruhet nga Policia, ndërkohë që edhe Njësia Speciale po patrullon në atë pjesë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot i dha ultimatum autorit të vrasjes që të dorëzohet sa më parë.

Ndërkaq drejtoi i Policisë, Samedin Mehmeti tha se aktualisht janë duke u bërë ekzaminimet dhe pastrimi i terrenit.

Ai po ashtu shtoi se kanë dy apo tri pista që po hetohen lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi mbrëmë në Gllogjan të Deçanit, ku pas sulmit ndaj një auotbusi, humbën jetën shoferi dhe dy nxënës.

Mehmeti tha se ende nuk kanë një motiv lidhur me sulmin ndaj autobusit, duke shtuar se deri më tani nuk ka asnjë provë që lidhet me akt terrorist apo me çështje religjioze.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin