image Austria ia konfirmon sërish Kosovës mbështetjen për liberalizimin e vizave

Politikë

Austria ia konfirmon sërish Kosovës mbështetjen për liberalizimin e vizave

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla, ka zhvilluar takime të ndara në Bruksel me homologët e saj nga Austria dhe Bullgaria.

Gjatë takimit me ministrin Federal të Austrisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Michael Linhart, diskutuan për bashkëpunimin mes të dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të partneritetit në fusha me interes të përbashkët, duke veçuar shkëmbimet mes të dyja ministrive të jashtme.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku thuhet se temë diskutimi në këtë takim ishte edhe përmbushja e agjendës evropiane e Kosovës, ku Gërvalla mori rikonfirmimin e ministrit Linhart se Austria do ta mbështes Kosovën në të gjitha proceset, e me theks të veçantë për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, zhvilloi takime të ndara në Bruksel me homologët e saj nga Austria dhe Bullgaria.

Gjatë takimi që pati me ministrin Federal të Austrisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, z. Michael Linhart, diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të partneritetit në fusha me interes të përbashkët, duke veçuar shkëmbimet mes të dyja ministrive të jashtme.

Temë diskutimi ishte edhe përmbushja e agjendës evropiane e Kosovës, dhe në këtë pikë ministrja Gërvalla mori rikonfirmimin e ministrit Linhart se Austria do ta mbështes Kosovën në të gjitha proceset, e me theks të veçantë për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Me këtë rast ministrja Gërvalla, duke e falënderuar ministrin Linhart për përkrahjen e parezervë, theksoi rëndësinë që kjo frymë mbështetëse të përcillet edhe tek shtetet skeptike të BE-së që po ndikojnë në zvarritjen e procesit të vizave.

Ndërsa në takimin që mbajti me ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, z. Svetlan Stoev, biseduan për politikën e jashtme, duke u fokusuar në zhvillimet rajonale dhe sfidat që po shoqërojnë vendet e Evropës Juglindore.

Të dy homologët vlerësuan se është esenciale që të forcohet sundimi i ligjit dhe të luftohet korrupsioni në nivel rajonal. Gjithashtu diskutuan për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e të pasurit progres në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/