image Atletico Madrid e ‘gjunjëzon’ Liverpoolin, e mposht midis ‘Anfield’-it

Futboll

Futboll/ Atletico Madrid e ‘gjunjëzon’ Liverpoolin, e mposht midis ‘Anfield’-it

news image

Pas 120 minutash futboll, Atletico Madrid ka arritur që ta eliminoj Liverpoolin nga Liga e Kampionëve.

Ndeshja mbaroi me rezultat 2:3. Rezultati i përgjithshëm ishte 4:2 në të mirë të spanjollëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Në 90 minuta lojë, Liverpool arriti që të shënoj një gol dhe ta dërgoi ndeshjen vazhdime. Golin e shënoi Ëijnaldum në minutën e 43-të.

Pastaj në vazhdime, në minutën e 93-të, Firmino thelloi epërsinë në 2:0. Por kaq ishte nga anglezët.

Në të 97-tën minutë, Llorente ngushtoi epërsinë në 2:1.  Përsëri në minutën e 105-të, Llorente doli në skenë duke shënuar një super gol.

Krejt në fund të ndeshjes, Alvaro Morata shënoi gol për ta nokautuar skuadrën e Klopp./Gazeta Sinjali/