image Atleti shqiptar fiton medalje të artë në mes të Beogradit

Sporte të tjera

Atleti shqiptar fiton medalje të artë në mes të Beogradit

news image

Atleti shkodran, Izmir Smajlaj fitoi medaljen e tretë të artë për vitin 2021, teksa u shpall kampion në Mitingun Ndërkombëtar të sallave të mbyllura që u zhvillua në Beograd të Serbisë.

Smajlaj regjistroi rezultatin 7.91 në kërcim së gjati, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.

Një tjetër medalje për Shqipërinë në këtë event erdhi edhe nga Franko Burraj, i cili arriti të rrëmbente argjendin, duke e ndalur kronometrin në kohën 47:45 në garën e 400 metrave, por ishte i pafat në finish teksa i shpëtoi medalja e artë për një diferencë minimale.

Kujtojmë se, shkodrani u shpall kampion i Ballkanit në edicionin e 26 të Ballkaniadës të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, kompeticion ku morën sportistë nga 21 shtete. Izmir Smajlaj, garues në kategorinë e kërcimit së gjati, e mbylli kompeticionin duke kërcyer në gjatësinë 7.91 m për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit duke bërë që në Stamboll të dëgjohej sërish himni shqiptar./Gazeta Sinjali Sport/