image Atleti Ramadani fiton medalje dhe e thyen rekordin e vet në Itali

Sporte të tjera

Atleti Ramadani fiton medalje dhe e thyen rekordin e vet në Itali

news image

Në Pescara të Italisë po zhvillohet kampionati i 4-të Mesdhetar U23, ku atleti kosovar, Muhamet Ramadani, fitoi medaljen e argjendtë.

Kjo ishte një tjetër medalje për atletin Ramadani. Madje, ai theu edhe rekordin e vet personal në hedhjen e gjylës në largësi. Kësaj radhe distanca e hedhjes ishte prej 19,13 metra.

Ky sukses i radhës tregon vullnetin dhe përkushtimin e atletit të ri kosovar, i cili ndonëse përgatitet jo në kushtet më të mira të mundshme, prapëseprapë arrin të dalë me medalje në garat ku merr pjesë.

/GazetaSinjali/