image Athletic Bilbao e “largon” nga gara për titull Sevillan - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

106.914

Të shëruar

99.628

Të vdekur

2.225

Athletic Bilbao e “largon” nga gara për titull Sevillan

news image

Pas Atletico Madrid, Athletic Bilbao mposht edhe Sevillan, duke shuar shpresat e skuadrës andaluziane që ëndërronte titullin në La Liga.

Unai Simon ishte njeriu i ndeshjes i cili me pritjet e tij ndali Sevillan që në fund u ndëshkua nga goli i Inaki Williams, finalizim që i dha tre pikët skuadrës së Marcelino Garcia Torral.

Sevilla nëse do të fitonte këtë sfidë do të mbetej 3 pikë pas Atleticos dhe do të shkonte me besim në sfidën e javës së ardhshme ndaj Realit.

Por tashmë pas kësaj disfate ëndrrat janë shuar, dhe titulli do të vazhdojë të mbetet thjeshtë një ëndërr./Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin