image Atalanta realizon edhe golin e dytë ndaj Manchester United

Futboll

Atalanta realizon edhe golin e dytë ndaj Manchester United

news image

Atalanta po shkëlqen në Teatrin e Ëndrrave, pasi kanë realizuar edhe njëherë, shkruan Sinjali Sport.

Skuadra italiane ka dyfishuar rezultatin ndaj Manchester United në 0-2.

Golin e dytë e realizoi turku, Merih Demiral, pas një shkëputje fantastike me kokë.

Mario Pasalic shënoi golin e parë, pas asistimit të Zappacostas, duke shënuar në portën e zbrazur. /Gazeta Sinjali Sporti/