image Associated Press: Presidenti Thaçi dhe 9 ish-luftëtarë akuzohen për krime lufte

Kosovë

Associated Press: Presidenti Thaçi dhe 9 ish-luftëtarë akuzohen për krime lufte

news image

Associated Press ka raportuar për ngritjen e aktakuzës për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe nëntë ish-ushtarë të UÇK-së,që po akuzohen nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për krime gjatë luftës.

“Presidenti i Kosovës dhe nëntë ish luftëtarët e tjerë separatistë u akuzuan për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe për krime lufte, përfshirë vrasjen, nga një gjykatë që hetonte krimet kundër serbëve etnikë gjatë dhe pas luftës së pavarësisë së Kosovës 1998-99 me Serbinë”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë personat e parë që paraqiten në Gjykatën Speciale.

Specialja akuzon Thaçin dhe Veselin për më shumë se 100 vrasje. Sipas Speciales, viktimat janë të identifikuara dhe në mesin e tyre bëjnë pjesë: shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë. /GazetaSinjali/