image Asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

news image

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 152 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja u regjistruan në: Shkup-39, Kumanovë-20, Dibër-8, Shtip-14, Prilep-1, Tetovë-9, Strugë-13, Manastir-5, Ohër-3, Kavadar-5, Gostivar-15, Gjevgjeli-3, Strumicë-4, Radovish-1, Koçani-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-2, Delçevë-3, Kratov2ë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Kërçovë-2.

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 70 pacientë të shëruar, ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Numri i përgjithshëm i personave të prekur me COVID-19 në vendin Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 10 mijë me 86./Gazeta Sinjali/