image Publikohet raporti i rasteve të reja të COVID-19

Shëndetësi

Publikohet raporti i rasteve të reja të COVID-19

news image

Vetëm një rast i infektimit me COVID-19 është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.013.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër COVID-19, derisa nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.480 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, derisa janë dhënë 102.570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 157.

Mund të jetë një imazh i teksti

/GazetaSinjali/