image Asnjë rast i ri me COVID-19 në Malishevë gjatë 24 orëve të fundit

Shëndetësi

Asnjë rast i ri me COVID-19 në Malishevë gjatë 24 orëve të fundit

news image

Në Komunën e Malishevës gjatë 24 orëve të fundit nuk ka rezultuar asnjë rast i ri me koronavirus.

“Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës dhe në publikimin e rezultateve të analizave të testeve për covid, nga IKSHPK”.

Pavarësisht se nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus, shtabi komunal emergjent, ju bën thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në përpikëri të gjitha rekomandimet dhe masat e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend.

“Situata me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, pavarësisht rasteve, vazhdon të mbetet në kontroll, por është i domosdoshëm zbatimi i masave mbrojtëse”. /Gazeta Sinjali/