image Asnjë nga familjarët e pacientit nga Rahoveci që vdiq si pasojë e koronavirusit nuk është testuar

Shëndetësi

Asnjë nga familjarët e pacientit nga Rahoveci që vdiq si pasojë e koronavirusit nuk është testuar

news image

Sot gjatë ditës në Kosovë kanë vdekur tre persona si pasojë e infektimit me COVID-19, një prej të cilëve është nga Komuna e Rahovecit, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima nga Rahoveci është 56 vjeçar, i cili ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese si probleme me frymëmarrje dhe probleme pulmologjike.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Samir Mustafa, i cili tha se asnjë nga familjarët e pacientit nuk është testuar për koronavirus.

“Viktima është 56 vjeçar, i cili ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese të cilat ishin mjaft serioze si probleme me frymëmarrje dhe probleme pulmologjike. I ndjeri ka qëndruar pesë ditë në Klinikën Infektive. Kontaktet e familjarëve nuk janë testuar”, ka thënë Mustafa.

Më tej, ai ka bërë të ditur se Komuna e Rahovecit sot pret rezultatet e dy personave që janë rast kontakti me një mjek i cili është duke u hospitalizuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Nga fillimi i pandemisë, në Komunën e Rahovecit janë regjistruar gjithsej 61 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 38 janë shëruar, ndërsa 6 persona kanë vdekur.

Raste aktive me koronavirus janë edhe 17./Gazeta Sinjali/