image Asnjë i vdekur nga koronavirusi në Gjermani në 24 orët e fundit, bie numri i i rasteve të reja

Evropë

Asnjë i vdekur nga koronavirusi në Gjermani në 24 orët e fundit, bie numri i i rasteve të reja

news image

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Robert Koch, gjatë kësaj periudhe në këtë shtet janë shënuar 922 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 272 mijë e 337, shkruan The Guardian.

Sidoqoftë, gjatë 24 orëve të kaluara nuk është raportuar për asnjë viktimë të re dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re mbeti 9 mijë e 386.

/GazetaSinjali/