image Ashraf Ghani rizgjidhet president i Afganistanit

Botë

Botë/ Ashraf Ghani rizgjidhet president i Afganistanit

news image

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, është shpallur fitues i zgjedhjeve të shtatorit të kaluar.

Kjo është bërë e ditur nga kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve, Hawa Alam Nuristani, e cila tha se Ghani është rizgjedhur president me 50.64% të votave.

Sipas saj, rivali kryesor i Ghanit, Abdullah Abdullah, ka dalë i dyti me 39.52%.

Rezultatet u vonuan për shkak të akuzave për manipulim të votave. Kundërshtarët e Ghanit thonë se zgjedhjet e 28 shtatorit janë përcjellë me mashtrime masive dhe probleme teknike, për shkak të pajisjeve biometrike që janë përdorur për votim.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë po ashtu e ulët, me vetëm 1.82 milion vota të numëruara. Ku pothuajse një milion vota u hodhën poshtë për shkak të parregullsive./Gazeta Sinjali/