image As koronavirusi nuk i ndal punimet në projektet infrastrukturore në Komunën e Rahovecit

Kosovë

Njoftim/ As koronavirusi nuk i ndal punimet në projektet infrastrukturore në Komunën e Rahovecit

news image

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në infrastrukturën publike.

Përmes një komunikate për medie, Komuna e Rahovecit, ka njoftuar se këto punime po bëhen për të mirën e qytetarëve.

Punimet janë duke vazhduar në projekte infrastrukturore si:

  1. Kanalizimi në Krushë të Madhe,
  2. Kanali i kullimit në Xërxë,
  3. Rruga Rahovec në drejtim të fshatit Pataqan i Ulët,
  4. Kanalizimi në Dabidol, Fortesë dhe Opterushë,
  5. Pastrimin e mbeturinave,
  6. Rruga fushore në Ratkoc, Pastasel, Kaznik dhe Polluzhë.