image Artisti Plakolli nis grevën e urisë para MKRS, ministri Çeku ulet dhe bisedon me të

Film

Artisti Plakolli nis grevën e urisë para MKRS, ministri Çeku ulet dhe bisedon me të

news image

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është fotografuar sot në hyrje të objektit të ministrisë që ai drejton, tek sa ishte ulur për të biseduar me regjisorin dhe artistin Sokol Plakolli.

Plakolli ka nisur sot grevën e urisë para objektit të MKRS-së.

Ai po kundërshton anulimin e konkursit për udhëheqës artistik të TKK-së.

Plakolli në një postim në Facebook ka shkruar se ministri Hajrulla Çeku është i pari dhe i vetmi ministër i cili në orët e para vizitoi grevën e cila filloj sot në orën 09:00.

Në rrethana të grevës diskutuam bashkërisht disa nga specifikat e problematikave të teatrit me theks të veçantë sllavizimin e TKK së dhe anulimin, shtyrjen më shumë se 3 herë të pozitës së udhëheqësit Artistik në TKK. Pozitë kjo e cila nga 2019 – ta mbahet e hapur”, ka shkruar Plakolli./Gazeta Sinjali/