image Arteta thekson se dy lojtarë kyç mund të mungojnë në derbin londinez ndaj Tottenhamit

Futboll

Arteta thekson se dy lojtarë kyç mund të mungojnë në derbin londinez ndaj Tottenhamit

news image

Përpara takimit të madh me Tottenham Hotspur të enjten, Mikel Arteta ka folur për gjendjen e skuadrës së tij në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Gunners” do të luajnë derbin londinez ndaj Tottenhamit të enjten mbrëma, dhe me një fitore potenciale ata do të siguronin edhe matematikisht një vend për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Arteta është pyetur për Ben White, i cili ka munguar në dy ndeshjet e fundit, dhe Bukayo Saka i cili u tërhoq gjatë fitores së tyre ndaj Leeds United.

“Thomas (Partey) është ende jashtë, Kieran (Tierney) është ende jashtë dhe me Ben ai është ende në dyshim, ne duhet ta vlerësojmë atë dhe të shohim se si ndihet, gjë që është shumë më mirë. Me Bukayo është e njëjta gjë“, u shpreh Arteta.

I pyetur se si i vlerëson ai shanset e White dhe Sakas për të luajtur, ai u përgjigj: “Është shumë e vështirë të vlerësosh me lëndime, është thjesht se si ndihen sot, kjo është dita e fundit që ne mund t’i vlerësojmë dhe të përpiqemi të marrim ndjenjën, në thelb“, deklaroi ai.

/GazetaSinjaliSport/