image Arsyeja përse mund të shtyhet takimi Kosovë – Serbi në Paris

Kosovë

Bisedime/ Arsyeja përse mund të shtyhet takimi Kosovë – Serbi në Paris

news image

Takimi mes liderëve nga Serbia dhe Kosova i paraparë të mbahet në Paris me ftesë të presidentit francez, Emanuel Macron mund të shtyhet nëse në Kosova mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

Mediat në Serbi duke cituar burime diplomatike thonë se takimi i planifikuar të mbahet në shtator do të shtyhet nëse Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, transmeton Sinjali

Presidenti i Francës, muaj më parë gjatë një vizite në Serbi kishte paralajmëruar se së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel do t’i ftojnë në Paris liderët nga Kosova dhe Serbia.

Kujtojmë se një takim i ngjashëm është mbajtur edhe në Berlin. Kryeministri Haradinaj ishte ankuar se atij i ishte bërë presion nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për largimin e taksës ndaj Serbisë.

Dialogu mes dy shteteve është ndërprerë për shkak të kushtëzimit të Serbisë ndaj Kosovës për largimin e taksës. Dy ditë më parë shtetet e Quint-it kërkuan nga Kosova largimin e taksës, ndërsa nga Serbia ndaljen e lobimit kundër shtetit të Kosovës./Sinjali/