image Arsye e mosarritjes së marrëveshjes, lakmia e Vetëvendosjes për 7 ministri

Kosovë

Koalicioni/ Arsye e mosarritjes së marrëveshjes, lakmia e Vetëvendosjes për 7 ministri

news image

Liderët e VV-së dhe LDK-së, Albin Kurti e Isa Musafa, përkundër paralajmërimeve, nuk arritën që sot të dakordohen lidhur me ndarjen e përgjegjësive, në kuadër të përpjekeve për arritjen e koalicionit qeverisës.

Shkas për këtë mospajtim, ka qenë kushti i kreut të VV-së, Albin Kurti pas kërkesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës që ta ketë postin e Presidentit dhe Kryeparalmentarit.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet se në këtë takim, Kurti i ka thënë Mustafës se nëse LDK i do këto dy poste, atëherë kushti i Vetëvendosjes është që t’i ketë 7 ministri nga 10 që pritet t`i takojnë partive shqiptare plus dy ministri që do tu takojnë komuniteteve pakicë.

Takimet e dy palëve do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme ndërsa mbetet të shihet nëse këto dy parti do të arrijnë t`i tejkalojnë dallimet për të arritur marrëveshje përfundimtare. /Gazeta Sinjali/