image Arsenali fiton me vështirësi ndaj Leeds, i afrohet pozitës së tretë në tabelë

Futboll

Arsenali fiton me vështirësi ndaj Leeds, i afrohet pozitës së tretë në tabelë

news image

Arsenali ka fituar jo lehtësisht ndaj skuadrës së Leedsit.

‘Topçinjtë’ triumfuan me rezultat 2-1, por rrezikuan mjaft shumë në fund të ndeshjes.

Vendasit zhbllokuan herët sfidën me dy gola të shpejtë nga Eddie Nketiah në minutat 5′ dhe 10′, teksa mysafirët mbetën me një futbollist më pak që nga minuta e 27-të kur mbrojtësi Luke Ayling u ndëshkua me karton direkt të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme.

Teksa pritej që Arsenali të rriste epërsinë e golave, duke pasur raste të shumta shënimi, megjithatë mysafirët befasuan vendasit duke arritur të ngushtojnë epërsinë në minutën e 66-të nga Diego Llorente.

Leeds bën edhe disa përpjekje të fundit përmes fauleve në tentim për të barazuar rezultatin, mirëpo pa sukses, që bëri që Arsenali të rrëmbente pikët e plota.

‘Gunners’ tani afrohen gjithnjë e më shumë drejt objektivit të tyre në Ligën e Kampionëve, ku qëndrojnë katër pikë pastër nga vendi i katërt, Spurs, me të cilën do të përballen javën tjetër.

/GazetaSinjaliSport/