image Arsenali e do me çdo kusht mesfushorin e Premierligës

Futboll

Arsenali e do me çdo kusht mesfushorin e Premierligës

news image

Arsenali përfundoi sezonin 2021-22 në pozitën e pestë tabelare, duke dështuar kështu të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve edhe për një sezon tjetër.

‘Gunners’ kishin mundësinë që të përfundonin në Top katërshe, megjithatë i humbën dy nga tre ndeshjet e fundit, për të përfunduar e pesta me dy pikë më pak se Tottenhami.

Pas përfundimit të kësaj kampanje, Arsenali po shqyrton opsionet për përforcimin e skuadrës.

Londinzët ia kanë vënë syrin mesfushorit të Leicesterit, Youri Tielemans.

Siç raporton Fabrizio Romano, Arsenali është më shumë se i interesuar për Youri Tielemans pasi ai do të largohet nga Leicester këtë verë.

Sipas Romanos, Topçinjtë kanë hapur kontakte të drejtpërdrejta për të eksploruar këtë mundësi, megjithatë janë tre klube në garë për të dhe gara është e hapur.

/GazetaSinjaliSport/