926 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Turqi gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 42 mijë e 215 mostra të testuara.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i infeksioneve ka shkuar në 217 mijë e 799, transmeton Gazeta Sinjali.
Brenda 24 orëve të fundit 1 mijë e 14 pacientë të tjerë janë shëruar nga COVID-19 në Turqi, duke e çuar totalin në 199 mijë e 834 pacientë të shëruar.
Numri i vdekjeve në këtë shtet gjithashtu ka shkuar në 5 mijë e 458, pasi janë regjistruar 18 vdekje të reja.
Në Turqi që nga fillimi i pandemisë janë shënuar gjithsej 4.19 milionë teste për koronavirusin e ri (Covid-19)./Gazeta Sinjali/