image Arrin në festën e tij të ditëlindjes, por e gjen vetën brenda "funeralit" të vet

Kuriozitete

Arrin në festën e tij të ditëlindjes, por e gjen vetën brenda “funeralit” të vet

news image

Kur mendojmë për festat e ditëlindjes, ne imagjinojmë drita shumëngjyrëshe, tortë, argëtim e shumë lojëra.

Por kur një burrë mbërriti në një festë për të shënuar ditëlindjen e 33-të, nuk i gjeto ato gjëra, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Sinjali.

Në vend të kësaj, Eli McCann e gjeti veten duke ecur nëpër funeralin e vet.

Image

I dashuri i tij, Skylar Westerdahl (i cili tani është burri i tij) kishte ardhur me idenë e çuditshme për t’i bërë atij një funeral sepse ai mendonte se njerëzit nuk duhet të vdisnin në mënyrë që miqtë e tyre të thoshin se i donin ata.

Image

Skylar zbukuroi shtëpinë e një shoku, duke krijuar një arkivol të rremë. Ai gjithashtu vuri fotot e Elit përreth vendit dhe i tha të gjithë mysafirëve që të visheshin me të zeza.

Image

Për t’i bërë gjërat edhe më realiste, Skylar gjithashtu udhëzoi njerëzit që të injoronin Eli gjatë ‘varrimit’ sikur ai të kishte vdekur në të vërtetë.

Duke folur për Mirror, Eli e kujtoi ditën e çuditshme në vitin 2017.

Sapo u futa brenda, pashë rreth 15 miq të mi, të gjithë të veshur me të zeza, të ulur në karrige dhe duke qarë. Ata të gjithë bënë sikur nuk mund të më shihnin apo dëgjonin gjatë gjithë shërbimit”. /GazetaSinjali/

Image