image Arrijnë në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci

Sociale

Arrijnë në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci

news image

Kanë arritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, të mbijetuarit e aksidentit tragjik që ndodhi të dielën në Slavonksi Brod të Kroacisë, raporton Gazeta Sinjali.

Ata kanë ateruar, mirëpo ende nuk kanë dalë për t’u takuar me familjarët.

Dy autoambulanca kanë arritur në aeroport për t’i trajtuar të mbijetuarit të cilët kanë nevojë për tretman mjekësor.

Në pritje të tyre përveç familjarëve, kanë dalë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe kryekuvendari, Glauk Konjufca./Gazeta Sinjali/