image Arrestohet shqiptari në Itali, kishte drogë me vlerë 60 mijë euro

Diasporë

Arrestohet shqiptari në Itali, kishte drogë me vlerë 60 mijë euro

news image

Njëmbëdhjetë gramë kokainë dhe tetë kilogramë marihuanë u zbuluan të dielën nga karabinierët e komandës provinciale të Perugias, të cilët arrestuan një burrë shqiptar.

Droga e sekuestruar është llogaritur se ka një vlerë tregu rreth 60 mijë euro. Të dielën pasdite, pas një ndjekjeje të shkurtër, policia italiane bllokoi një automjet në të cilën ndodheshin dy persona, njëri prej tyre shqiptar.

Shqiptari i cili u shfaq mjaft nervoz gjatë kontrollit te mjetit, iu gjetën 11 gramë kokainë të paketuar dhe të fshehur në pantallonat e tij dhe 1300 eurove kesh, raportojnë mediat italiane.

Gjithashtu policia gjeti edhe dy palë çelësa të dy shtëpive. Në shtëpinë e parë, ku burri jeton me gruan, hetuesit zbuluan shuma të mëdha parash të fshehura në një mobilje të dhomës së ndenjes dhe një ditar me të gjitha aktivitetet e shitjes me pakicë të drogës.

Në pranga është vënë veç burri, të cilit i ndalohet hyrja në Itali deri në vitin 2031.

/GazetaSinjali/