image Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin në Gjakovë, nuk i dha përparësi kalimi autoambulancës

Siguri

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin në Gjakovë, nuk i dha përparësi kalimi autoambulancës

news image

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në Gjakovë, ku u lënduan disa persona si pasojë e përplasjes së një automjeti të Emergjencës me një veturë, shoferi i së cilës dyshohet se shkaktoi aksidentin. Sinjali mëson se i njëjti tashmë është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, ndërkohë që të lënduarit po trajtohen në spital.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë, shoferi i veturës Golf, K.P., ka bërë kthim të pasigurt, duke mos i dhënë përparësi kalimi autoambulancës, çka shkaktoi aksidentin.

Pesë personat e lënduar si pasojë e këtij aksidenti fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, e më pas janë transferuar për në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.

/GazetaSinjali/