image Arrestohet shoferi i veturës që goditi për vdekje 19-vjeçarin në Veternik

Siguri

Arrestohet shoferi i veturës që goditi për vdekje 19-vjeçarin në Veternik

news image

Një 19-vjeçar u godit për vdekje në orët e mbrëmjes të së dielës në Veternik të Prishtinës. Gazeta Sinjali raportoi se i riu ishte me motoçikletë kur shoferi i një veture e goditi dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Sinjali mëson se pas kërkimeve Policia ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit dhe i njëjti është arrestuar. Siç thonë burimet brenda Prokurorisë i dyshuari është Y.G., 40-vjeçar.

Ndaj tij, pas arrestimit dhe intervistimit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/