image Arrestohet shefi i Transfuzionit të Gjakut në Gjakovë

Siguri

Arrestohet shefi i Transfuzionit të Gjakut në Gjakovë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit në Gjakovë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i dyshuar që ra në prangat e Policisë është, Kreshnik Abrashi.

Abrashi mban pozitën e shefit të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në Gjakovë.

Sinjali mëson se atij i janë gjetur 6 aparate ‘APEX’ në rrugën ‘Izet Hima’ në komunën e Gjakovës.

/GazetaSinjali/