image Arrestohet pronari i ‘Proper Pizza’, pengoi inspektorët që shkuan t’ia heqin tarracën e lokalit në sheshin ‘Nëna Terezë’

Siguri

Arrestohet pronari i ‘Proper Pizza’, pengoi inspektorët që shkuan t’ia heqin tarracën e lokalit në sheshin ‘Nëna Terezë’

news image

Sot rreth orës 11:30 ka ndodhur një ngatërresë në picerinë ‘Proper Pizza’ në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë. Inspektorët komunalë i zuri sherri me pronarin e lokalit, i cili i pengoi ta kryenin siç duhet punën e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka filloi atëherë kur inspektori A.B., bashkë me kolegen e tij G.K., shkuan në picerinë e famshme të qytetit, ‘me nijet’ që t’ia largojnë tarracën e cila ishte vendosur pa leje.

Por aty hasën në rezistencë nga pronari i lokalit, B.B., i cili posa pa veprimet e inspektorit A.B., e pengoi duke mos i lënë që t’i kryejnë veprimet për të cilat ishin nisur.

Kjo bëri që inspektorët ta lajmërojnë Policinë, intervenimi i të cilëve ishte i shpejtë, pasi dolën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Me të arritur në lokalin ku pronari kapadai nuk pajtohej me vendimet e Komunës së Prishtinës, njësitet policore arrestuan B.B., me ç’rast i njëjti u dërgua në Stacion Policor për intervistim.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që B.B., t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij të iniciohet rasti ‘Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës’.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/