image Arrestohet prezantuesi i njohur kosovar, tentoi t'i bëj kamerë të fshehtë policisë

Bota e Yjeve

Arrestohet prezantuesi i njohur kosovar, tentoi t’i bëj kamerë të fshehtë policisë

news image

Është arrestuar prezantuesi i emisionit “Kojshia Show, Sadri Imeri, pasi i njëjti tentoi të manipulojë me Policinë e Kosovës, duke iu bërë kamerë të fshehtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Moderatori fillimisht kishte tentuar që t’ua bëjë kamerën e fshehtë Policisë, gjest i cili nuk përfundoi siç kishte menduar.

Organet kompetente pas veprimit të moderatorit e kanë arrestuar atë, ndërsa ky i fundit i kishte rezistuar prangave.

Prezantuesi u kishte treguar se ka qenë kamerë e fshehur dhe se nuk ka tentuar ta shkelë ligjin.

Sadri Imeri shpeshherë ka provuar këto lloj veprime në emisionin e tij, por kësaj radhe nuk i ka shkuar ashtu siç ka planifikuar. /Gazeta Sinjali/