image Arrestohet personi që dyshohet se shtiu me armë zjarri në diskotekën ‘Lit’ në Prishtinë

Siguri

Arrestohet personi që dyshohet se shtiu me armë zjarri në diskotekën ‘Lit’ në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali pak ditë më parë ka raportuar për rrahje që ka ndodhur në diskotekën ‘Lit’ në Prishtinë, ku katër persona ishin përleshur fizikisht mes vete. Madje njëri nga ta, kishte gjuajtur edhe me armë zjarri, por që më pas ishte arratisur nga vendi i ngjarjes.

Pas punës hetimore të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arritur që të identifikohet dhe i njëjti është arrestuar.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe i njëjti po hetohet nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’.

/GazetaSinjali/