image Arrestohet një person në Prizren, Policia e kapi me heroinë

Siguri

Arrestohet një person në Prizren, Policia e kapi me heroinë

news image

Një person ka rënë në prangat e Policisë sot në komunën e Prizrenit, pasi i njëjti është kapur me drogë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari është kapur me sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe pritet që të merren veprime ligjore ndaj tij.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/