image Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi kondukterin dhe kërcënoi policin

Siguri

Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi kondukterin dhe kërcënoi policin

news image

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti  pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një konduktor, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, i dyshuari ka kanosur verbalisht edhe zyrtarin policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 07:25, në Prishtinë. /GazetaSinjali/