image Arrestohet një person me identitet të dyfishtë në Prishtinë, Policia ia bastis banesën

Siguri

Arrestohet një person me identitet të dyfishtë në Prishtinë, Policia ia bastis banesën

news image

Një person është arrestuar pas urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i cili dyshohet se kishte dokumente personale me fotografi të njëjtë por me të dhëna të ndryshme, pra që kishte identitet të dyfishtë.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari kishte një pasaportë dhe një letërnjoftim të RKS-së me inicialet (M. S.), kurse dokumenti tjetër ishte një letërnjoftim i një shteti tjetër me inicialet (M. M.), raporton Gazeta Sinjali.

Pas kontrollimit të banesës dhe veturës së të dyshuarit sipas policisë atij i janë gjetur dhe sekuestruar një aparat për detektimin e kamerave dhe senzorëve, dy thika, shtatë telefon të llojeve të ndryshme, para prej 2.675 mijë eurove dhe disa fatura të ndryshme.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë, me vendim të Prokurorit. /GazetaSinjali/