image Arrestohet një person në Gazimestan, dyshohet për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes

Siguri

Arrestohet një person në Gazimestan, dyshohet për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes

news image

Ceremonia e serbëve për shënimin e Vidovdanit ka përfunduar, me ç’rast qindra persona të mbledhur në Gazimestan, kanë nisur me provokime, njëri prej të cilëve është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi i arrestuar dyshohet për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari është duke u intervistuar për momentin në stacion policor,

Ndryshe, serbët kanë shpalosur flamuj me hartën e Kosovës ku thuhet: “S’ka dorëzim”, duke iu referuar luftës sipas tyre të vazhdueshme për siç thonë ata, “ruajtjen e Kosovës”.

/GazetaSinjali/