image Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se trafikoi një 25-vjeçare

Siguri

Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se trafikoi një 25-vjeçare

news image

Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore  ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për veprën penale “trafikim me njerëz”, mbrëmë në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, i dyshuari R.T.,35-vjeçar u ndalua rreth orës 20:00, ku pas arrestimit, me urdhër të prokurores së Krimeve të Rënda është dërguar në mbajtje për 48 orë.

I njëjti dyshohet se ka trafikuar viktimën e moshës 25-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas ndalimit nga njësia policore, i riu ka rezultuar se ka edhe katër urdhërarreste aktive si i dyshuar për vepra të tjera penale.

/GazetaSinjali/