image Arrestohet një 32 vjeçar në Pejë për vjedhje të rëndë

Kosovë

Policia/ Arrestohet një 32 vjeçar në Pejë për vjedhje të rëndë

news image

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë, i cili ishte i dënuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin A.B. i lindur me 1988, m/k/sh, i cili është i dënuar për veprën penale, vjedhje e rëndë.

I dyshuari ka edhe 3 urdhër arreste të lëshuara nga e njëjta gjykatë, të cilat do të procedohen më vonë.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë, për vuajtje të dënimit./ Gazeta Sinjali/