image Arrestohet një 21-vjeçar në qendër të Prishtinës, Policia i gjeti drogë në disa qese

Siguri

Arrestohet një 21-vjeçar në qendër të Prishtinës, Policia i gjeti drogë në disa qese

news image

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

E një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, ku Njësia e Reagimit të Shpejtë ka ndalur për kontroll një veturë, te shoferi i së cilës u gjet drogë.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit trupor, Policia ka gjetur te 21-vjeçar substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të cilën e kishte ndarë në qese të ndryshme.

Për shkak të posedimit të narkotikëve, ai është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit dhe atij i ka caktuar masën e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/