image Arrestohet në Vushtrri një person i kërkuar nga Gjykata, i sekuestrohet një armë

Siguri

Arrestohet në Vushtrri një person i kërkuar nga Gjykata, i sekuestrohet një armë

news image

Në Vushtrri është sekuestruar sot një armë zjarri. Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 11:00 sot në rrugën “Isa Boletini” është ndaluar një i dyshuar që ka rezultuar i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata.

Gjatë kontrollit të detajuar atij i është sekuestruar një pistoletë dhe një karikator me katër fishekë. Për to ai nuk kishte leje.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës i dyshuari fillimisht është intervistuar për veprën penale “mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit ai në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë për veprën penale “posedim i substancave narkotike” është dërguar në vuajtje të dënimit. /Gazeta Sinjali/