image Arrestohet në Pejë personi që po kërkohej nga policia, u zu në flagrancë me drunj të vjedhur

Siguri

Arrestohet në Pejë personi që po kërkohej nga policia, u zu në flagrancë me drunj të vjedhur

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjykata Themelore në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

I njëjti është zënë me drunj të vjedhur të cilët ishte duke i transportuar me makinën e tij të tipit Golf.

“Gjatë verifikimit të personit i cili dyshohej se ka kryer veprën penale “Vjedhje e pyllit”, ka rezultuar se i njëjti kërkohet me urdhër arrest nga Gjykata themelore në Pejë, pasi që është i dënuar me një (1) vit e gjashtë (6) muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë””, thuhet në njoftimin e Policisë, rajoni në Pejë.

I dyshuari është ndaluar në qendrën e ndalimit në Pejë e prej atje do të dërgohet në Prishtinë.

“Pas përfundimit të procedurave dhe dhënien e vërtetimit për gjësendet e konfiskuara dhe për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, të cilën i dyshuari besohet se e ka kryer, në koordinim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndaluar në qendrën e ndalimit në Pejë dhe nga aty do të dërgohet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/