Moderatori Meriton Mjekiqi raportohet se është arrestuar sonte në Fushë Kosovë nga Policia e Kosovës.
Mjekiqi dyshohet se është prangosur pasi ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër në Prishtinë, shkruan reporteri.net.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.