image Arrestohet kosovari në Gjermani, e godet qëllimisht me veturë 33-vjeçarin

Rajon

Rajon/ Arrestohet kosovari në Gjermani, e godet qëllimisht me veturë 33-vjeçarin

news image

Një kosovar, 38-vjeçar, është arrestuar në Gjermani, saktësisht në Tubingen, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas një konflikti fizik në mes të disa burrave në stacionin e trenave në Tubingen, janë gjetur disa familje nga Kosova.

“Një 38 vjeçar nga Kosova, së bashku me djalin e tij 15 vjeçar, ishin futur në Mercedes E-Klasse dhe nisën ta shkelin kundërshtarin e tyre 33 vjeçar,” shkruajnë mediat gjermane.

Pasi u godit nga vetura, viktima  u përplas për mbrojtëset e urës Ammer-Brücke. Pas kësaj, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Babai është arrestuar dhe akuzohet për vrasje në tentativë./Gazeta Sinjali/